Eurodeputeti jep lajmin e mirë: Gjermania mund të heq vizat për Kosovën këtë vit

Të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave janë plotësuar nga Kosova, madje edhe kritere plotësuese që janë kërkuar, këtë e ka pranuar edhe vet Bashkim Evropian.

Por, sikurse kryeministri Avdullah Hoti, sinjale pozitive për liberalizimin e vizave për kosovarët gjatë vitit 2020 po jep edhe shteti i Gjermanisë.

Deputeti i Parlamentit Evropian nga Austria, Lukas Mandl është njëri nga nënshkruesit e letrës që deputetët e PE’së i kanë dërguar kancelares Angela Merkel me kërkesën për të hequr vizat për Kosovën gjatë presidencës gjermane të BE’së që fillon nga 1 korriku.

Mandl ka shkruar në Twitter se është e turpshme se si kosovarët janë të vetmit në Ballkan që akoma s’mund të lëvizin lirshëm në zonën Shengen të BE’s.

“Popujt e të gjitha shteteve të Ballkanit mund të vizitojnë BE’në pa viza. Të gjitha shtetet? Jo. Populli i Kosovës akoma duhet të përgatisë dokumente dhe të paguajë për të vizituar shokët dhe familjarët. Ndonjëherë ata refuzohen. Turp. Presidenca gjermane mund të luaj një rol kyç për të rregulluar këtë” , ka shkruar Mandl.