Eurodeputeti gjerman: Kurti duhet t’i bëjë detyrat e shtëpisë, ta themelojë Asociacionin e Komunave, përndryshe ngel në klasë

Eurodeputeti i Gjermanisë, Peter Beyer, përgjatë fjalimit që mbajti në Bundestag, kërkoi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që “të bëjë detyrat e tij”, duke konsistuar në formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, derisa paralajmëroi se “kush nuk i bën detyrat, ngel”.

Beyer, në fjalimin e plotë të publikuar në gjuhën gjermane në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka thënë se beson se Kurti mund ta bëjë një gjë të tillë.

“Të nderuar zonja dhe zotërinj, unë do i jap zonjës Presidente detyra të shtëpisë. Kush nuk i përfundon detyrat e shtëpisë ngel në klasë. Njësoj është edhe procesi i afrimit me BE’në, në të cilin ai që nuk i zbaton reformat, nuk mund t’i afrohet BE’së. Për këtë, i apeloj Qeverisë Kurti, dhe, të them të vërtetën besoj tek Albin Kurti, se ai duhet tani të themelojë Asociaconin e Komunave me shumicë serbe, për të cilën janë zotuar. Këtë detyrë, duhet ta kryej”, ka deklaruar përfaqësuesi i Gjermanisë në BE

Ai kërkesa ka pasur edhe për shtetet anëtare të BE’së. Më konkretisht, ai ka apeluar që Holanda dhe Franca ta mbështesin liberalizimin e vizave të Kosovës.

“Të nderuar zonja dhe zotërinj, liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodh tani. Apeloj nga këtu, veçanërisht ndaj Holandës dhe Francës të cilat refuzojnë ani pse e dijnë se kriteret për liberalizimin e vizave janë përmbushur, që ta mbështesin këtë process”, është deklaruar ai.

“Populli i Kosovës janë të rëndësishëm për ne; ka shumë ushtar dhe ushtare, të punësuar civil që mbi njëzet vite e kryejnë angazhimin e tyre në mënyrë të vyjshme dhe të çmuar, të cilët duhet t’i falënderojmë nga zemra”, ka thënë tutje Beyer.

Ai ka pasur kritika edhe për administratën e ish-presidentit Donald Trump, posaçërisht qasjes ndaj BE’së. Kësisoj, ai ka thënë se duhet shfrytëzuar Administrata Biden, në mënyrë që të reformohet mirë unioni evropian.