EULEX: Nuk e ftuam askënd për t’ua dorëzuar pajisjet e sekuestruara veteranëve të luftës

Raportimet e mediave ku pretendohet se EULEX– nuk ia dorëzoi pajisjet e sekuestruara Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, sipas EULEX-it janë të pavërteta.

“EULEX-i nuk e ka asnjë rol në këtë dhe nuk e ka ftuar askënd në objektet e tij”, thuhet në përgënjeshtrimin e EULEX-it.

“Siç e ka përmendur edhe avokati Tomë Gashi në një postim të tij në Facebook, zyrat e Prokurorit të Specializuar ndodhen brenda ndërtesës së EULEX-it në Fushë-Kosovë. Për më shumë informata, ju lutemi kontaktoni ZPS-në”, thuhet ndër të tjera në përgënjeshtrim.