Eto’o: Nëse Xavi nuk bëhet trajner i Barçës, do ta vras!

E ardhmja e Ernesto Valverdes në stolin e Barcelonës është vënë në pikëpyetje të madhe.

Me shumë gjasa ky do të jetë sezoni i tij i fundit në stolin e skuadrës blaugrana ndërkohë që si pasues i Valverdes shikohet gjithnjë e më shumë ish mesfushori legjendar i Barçës Xavi Hernandez i cili aktualisht është në hapat e tij të parë si trajner pasi ka vetëm pak kohë që ka lënë futbollin.

Xavi është në drejtim të skuadrës nga Katari, Al Sadd dhe e ka çuar këtë ekip deri në gjysmëfinalet e Champions Leagues aziatike. Janë të shumtë ata që mendojnë se Xavi mund të ketë një karrierë të ndritur me Barcelonën edhe si trajner dhe njëri prej tyre është ish shoku i tij i skuadrës kamerunasi Samuel Eto’o.

Ish sulmuesi i Barçës në një intervistë është shprehur se Xavi e njeh shumë mirë filozofinë e lojës së blaugranave dhe mund të ndërtojë një cikël fitues.

“Ai është shumë i suksesshëm në Katar dhe në Spanjë”, ka thënë kamerunasi në një intervistë për Cadena Ser. “Nëse ai nuk bëhet trajner i Barcelonës në të ardhmen, do ta vras”, ka shtuar më tej Eto’o duke qeshur.

loading…