Kapiteni i Kombëtares së Kosovës U21, Etnik Brruti, ka vendosur që tani e tutje të përfaqësojë shtetin e Shqipërisë.

Në kohën kur Brruti pritej të kalonte në Kombëtaren A të Kosovës, futbollisti kosovar ka vendosur që të luaj për Shqipërinë.

Lajmin për kalimin e Brrutit e ka konfirmuar trajneri i tij te Kosova, Afrim Tovërlani.

Me plotë mllef, Tovërlani e ka cilësuar veprimin e Brrutit si thikë pas shpine.

“Çka me fol për njerëz të pabesë, që ju ke dhënë bukë, i ke promovu e në fund thikë mas shpine. Të tillë ta lajnë xhenazen përmbi dhe se janë të pabesë. Këta janë ata që hyjnë në zhveshtore me këngën Mora Fjalë e këngë të Zahir Pajazitit, e pastaj thirren në tokën e fanellën dardane. Janë të pabesë e të neveritshëm”, ka thënë Tovërlani për Kanal 10.

Brruti shihej si njëri ndër talentët më premtues te Kosova. Ai luan te Malisheva, ndërsa me ardhjen e selektorit Foda pritej që të luante te Kosova A.

ë bërë edhe Ardian Ismajli, Mirlind Daku, Arbnor Muja, Ermir Rashica dhe të tjerë.