Eskalon situata/ Përleshje serioze në konvikte, aty ku po mbahen të karantinuarit

Të karantinuarit në Qendrën e Studentëve janë revoltuar si shkak i neglizhencës nga institucionet e Kosovës dhe sonte kanë organizuar protestë ku ka ndodhur edhe një rrahje.

Burime të lajmi.net nga brenda karantinës në Qendrën e Studentëve bëjnë të ditur se deri tek protesta ka ardhur për shkak se të karantinuarit kanë mbushur nga dy javë (14) ditë në karantinë dhe nuk janë testuar, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu, protesta ka eskaluar në përleshje verbale e fizike midis të karantinuarve ku janë thyer dritare e dyer brenda konviktit numër 3.

Të vendosurit në karantinën në Qendrën e Studentëve që nga dita e parë janë ankuar për mungesë të kushteve elementare.

Gjithashtu, lajmi.net merr vesh se disa personave të karantinuar në Qendrën e Studentve iu është shtyrë karantinimi nga 14 në 16 ditë për shkak se nuk ua kanë njoftë 3 ditët e para të karantinimit.

Kjo, për arsye se Ministria e Shëndetësisë ka bërë gabime në organizimin e karantinës, duke iu dhënë ushqim të gjithëve në një hapësirë për përbashkët gjë e cila është kundër standardeve higjenike.