Vinicius

Eskalon situata para El Clasicios: Anëtari i bordit të Barcelonës thotë se Vinicius e meriton një shuplakë fytyrës pasi është palaço

Një anëtar i bordit të Barcelonës ka goditur ashpër asin e Real Madridit, Vinicius Junior përpara El Clasicos këtë fundjavë.

Zëdhënësi i bordit të drejtorëve të klubit katalunas, dhe anëtari numër 33,796 i klubit, Mikel Camps, është futur në rrjetet sociale për të sulmuar brazilianin.

Camps u konfrontua me brazilianin gjatë fitores së mbrëmshme në Ligën e Kampionëve në Braga. Ylli i Los Blancos bëri një përpjekje të dështuar në një ndërhyrje gjatë fitores dhe gjithashtu dy lëvizje të bukura në mes të fushës.

Camps postoi: “Nuk është racizëm, ai meriton një shuplakë për faktin se është një palaço dhe e ka dëshmuar këtë”.

“Çfarë përfaqësojnë këto lëvizje të panevojshme dhe të pakuptimta në qendër të fushës?”.

Camps e fshiu shpejt postimin, por jo aq shpejt sa t’u ikën përdoruesve të platformës X (Ish-Twitter) që ta rikthejnë atë me sreenshot.