Dhjetëra persona të vendosur prej dy javë ditësh në karantinën në Qendrës së Studentëve në Prishtinë, kanë protestuar në oborrin e kësaj qendre.
Këta kanë protestuar për faktin se po vazhdojnë të qëndrojnë të izoluar, ndonëse janë vendosur aty prej 14 ditësh dhe ishte paraparë që të liroheshin sot nga karantina.Njëri prej protestuesve, i cili është i vendosur në konviktin numër 6 të Qendrës së Konvikteve, ka thënë për Insajderin se “po i mbajnë të ngujuar” dhe se nuk po ia kryejnë testet mjekësore.
“Sot kemi pas një protestë ne që jemi të izoluar në konviktin numër 6 në Prishtinë, me arsyen që i kemi bërë 14 ditë dhe nuk jemi liru ende. Nuk na i kanë bërë as testet. Nuk kemi çfarë të rrijmë këtu kur askush nuk na kontrollon. Veç na kanë ngujuar si në shtallë të lopëve”, ka thënë ai për gazetën në kushte anonimiteti.







