Eskalon situata! Gruaja nga Podujeva e bën për spital familjaren e saj

Një grua nga Podujeva ka ushtruar dhunë ndaj familjares së saj, njofton Policia e Kosovës

Rasti ka ndodhur mesditen e së shtunës në Podujevë, ndërkaq vitkima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Është raportuar se e dyshuara femër kosovare ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor”, thekson raporti i policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt.