Është rënduar situata në protestën e mbledhur nga ish-kryeministri Sali Berisha në selinë e PD.
Siç shihet edhe në pamje, një nga protestuesit që u ngjit në katin e dytë të PD me shkallë dhe litarë, është sulmuar në pjesën e kokës.
Në pamjet e drejtpërdrejta, u panë 4 persona të maskuar që dolën në një nga ballkonet e zyrave të PD dhe goditën protestuesit që u ngjitën me shkallë.
Ndaj protestuesve është hedhur edhe gaz lotsjellës.







