Eskalon mosmarrëveshja në Gjilan, një person e godet policin me shishe të birrës në kokë

Është arrestuar një person në Gjilan pasi që i njëjti kishte pasur një mosmarrëveshje me një person tjetër ku gjatë ndërhyrjes së Policisë, i dyshuari e ka goditur me shishe të birrës në kokë zyrtarin policor.

Sinjali mëson nga burimet se ngjarja ka ndodhur të shtunën, rreth orës 22:00 në kafenen “Mono”.

Siç ka mësuar gazeta, me rastin po vazhdojnë të merren organet kompetente.