Eskalon Feraj i LVV-së: Ramushi s’po tregon pse nuk e vranë atë por vëllezërit e tij në luftë

Një ndër anëtarët e Vetëvendosjes, Hysamedin Feraj, ka bërë një shkrim mjaft të çuditshëm në profilin e tij në Facebook e në të cilin sulmon opozitën e vendit.

Më specifikisht, ai është marrë me Ramush Haradinajn duke ngritur një spekulim të pakuptueshëm.

“Ramushi vazhdoi të ankohet pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë luftë por vëllezërit e tij, dhe pse mbas lufte Vuçiqi e dërgoi natën e me urgjencë Listën serbe që ta bëjë Ramushin kryeministër!” – ka shkruar Feraj.

Haradinaj kishte qenë disa herë i rrezikuar me jetë gjatë kohës së luftës, ndërkohë që nuk ka vërtetësi as në deklaratën se ai është ankuar pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg.

Për më tepër, Haradinaj në shumë deklarata kishte sqaruar edhe rrethanat e vrasjes së vëllezërve të tij gjatë periudhës së luftës.

Duhet të kujtojmë se Feraj është këshilltar i Kryeministrit Kurti për mbikëqyrjen e marrëveshjeve Kosovë-Shqipëri.

Statusi i plotë:

Edhe këtë javë:

– Opozita vazhdoi mbrojtjen e Serbisë si engjëlli i paqes në Ballkan kundër prishjes së imazhit të saj nga djalli Albin që po e paraqet si rrezik për paqen!

– Ramushi vazhdoi të ankohet pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë luftë por vëllezërit e tij, dhe pse mbas lufte Vuçiqi e dërgoi natën e me urgjencë Listën serbe që ta bëjë Ramushin kryeministër!

– Një javë më parë Vuçiqi u ankua pse e ka liruar Kurtin nga Burgu!

– SBASHK-u vazhdon të na “afrojë” me SHBA-në duke e afruar emrin “sindikatë” me kuptimin që ka në Amerikë!

– Tani për tani, lëvizja “sindikaliste” në Kosovë po kërkon dhe po merr mbështetje nga e ashtquajtura “e djathtë” e Kosovës!