Ministri i Bujqësisë

ESKALON | E akuzoi se e korruptuan, ministri Peci përdor gjuhë skandaloze ndaj gazetarit

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka përdorur gjuhë tejet të ulët ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj. Kjo gjuhë e ashpër e ministrit Peci ka ardhur pasi gazetari Lirim Mehmetaj ka shkruar ndër të tjera në Facebook se “Mos me pasë gazetarë, sa për Pecin kishim hongër mish Brazili 15 vjet, t’u mendu që sa është pre lopa në Prishtinë”.

Pa ndonjë kundërargument, Peci, në reagimin e tij në Facebook, është lëshuar në gjuhë të papranushme nga një ministër.

“Ndërsa ky llaskuci i Klubit të Stanishiqit që mendon se bota vepron me korrupsion, menjëherë pasi të ndërmerren masat deri në veprimin e fundit për inspektorin dhe operatorin ekonomik në fjalë, do të përballet me padi për shpifje. Njëherit i bëj thirrje që ti bëjë publike pretendimet e tij, po jo vetëm të tij por të një Kosove të tërë e t’i shpalosë faktet e njohuritë e tij për korruptimin tim. Kriminalitetin e Klubit të llaskucave të Stanishiqit dhe dostave të tij të instaluar me dekada në AUV jam duke e shkërrmoqur dita-ditës! Brenda dy javësh e gjithë Kosova do të njoftohet për veprimet që janë në proces të implementimit. E kështu është kur ngacmon çerdhen e grerëzave. Pa çare, kanë me sulmu, në vetëmbrojtje, por pa sukses!” – shkroi Peci.