Eskalon debati mes Matoshit e Shalës: “Përshëndete suksesin e qeverisë”, “O hajvan, Zoti e ka nalë”

Debati i mbrëmshëm në emisionin ‘Politiko’ të Kanal10 për çështjen e shtyrjes ose mos-shtyrjes së zgjedhjeve është përcjellur me tensione mes analistëve.

Dy opinionistët Halil Matoshi dhe Krenar Shala kanë pasur një moment jo fort të këndshëm gjatë debatit për vendimet e qeverisë Kurti.

Derisa Matoshi ishte duke kritikuar qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje, në mbrojtje të qeverisë Kurti ka dalë analisti Krenar Shala i cili e ka pyetur Matoshin se pse nuk po i përshëndet sukseset e qeverisë.

“A mundesh me e përshëndetë qeverinë, se po kqyr veç kur po o keq po kcen?”, e pyet Shala, Matoshin.

“Po çfarë ka bërë qeveria”, ia kthen sërish me pyetje Matoshi!

Shala vazhdon duke insistuar në mbrojtje të qeverisë duke thënë “a janë ndalë rastet?”

Në këtë moment, Matoshi nxehet me insistimin e Shalës dhe i përgjigjet duke thënë: “Jo qeveria, po Zoti e ka nalë, o hajvan.”

Më pas, Matoshi i ka kërkuar falje Shalës për gjuhën e përdorur. 

Për më tepër, ndiqeni videon nga minuta 54:26.