Eskalon burri i Albulena Haxhiut: Pas vendimit të Gjykatës përmend ‘vdekje, trupa njerëzish dhe vrasje

Vendimin e Gjykatës Kushtetuese nuk e priti aspak mirë dhe u paraqit i frustruar Alban Krasniqi, burri i ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Krasniqi ka qenë i ashpër në reagimin e tij duke thënë se duhet të kaloni mbi trupa njerëzish që ta riktheni krimin në qeverisje.

Ai me një anë si një lloj ‘kërcënimi’ ndaj gjyqtarëve të Kushtetueses ka quar mesazhe se nuk do të ju falet.

Po ashtu Krasniqi ka shkuar aq larg sa që ka thënë më parë pranon vdekjen sesa vrasjen e demokracisë, madje thotë se për këto shihen në shesh.

Postimi i plotë:

Duhet të kaloni mbi trupa njerëzish që ta riktheni krimin në qeverisje!

Krejt ata që kanë shkarravitur në atë vendim skandaloz le ta dinë që nuk u falet!

Më parë pranoj vdekjen time sesa vrasjen e demokracisë!

Shihemi në shesh, e kudo që na imponohet!.