Eskalon avokati i VV’së: I quan gjyqtarët e Kushtetueses kriminelë, e bënë thirrje për protesta

Tomë Gashi, avokati që mbron në disa lëndë Lëvizjen Vetëvendosje dhe përkrah hapur liderin e kësaj partie, Albin Kurti, e ka bërë një reagim të ashpër ndaj Gjykatës Kushtetuese

Avokati Gashi e ka quajtur kriminel e të kërkuar nga Interpoli gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, por duke mos përmendur emra..

Gashi ka thënë se Aktgjykimi nuk mbështetet në Kushtetutën e Kosovës, prandaj sipas tij nuk është as vendim legal e as legjitim.

Ai ka bërë thirrje për protesta dhe zgjedhje të reja.

Statusi i plotë i tij:

Aktgjykimi i Gjykates Kushtetuese me Gjyqtar kriminel te kerkuar nga Interpoli eshte i padrejt dhe i papranueshem.

Aktgjykimi nuk mbeshtetet ne Kushtetuten e Kosoves andaj nuk eshte as vendim legal e as legjitim.

A JEMI GATI PER PROTESTA!

DUAM ZGJEDHJE!