Është i martuar por këngëtari i njohur thotë se ende ka ndjenja për ish-in

Këngëtari Justin Bieber ka treguar njëherë e mirë për ndjenjat e tij për ish të dashurën, Selena Gomez

Kjo pasi është akuzuar shpesh se nuk e do fare gruan e tij dhe se zemra i rrah ende për zeshkanen seksi.

“Unë absolutisht e kam dashur dhe e dua Selenën, ajo gjithmonë do të ketë një vend në zemrën time, por unë jam në dashuri me gruan time dhe ajo është gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. Kjo është një përgjigje për të gjithë të papjekurit që dërgojnë mesazhe të tilla për Hailey si ‘Selena është më e mirë për të’. Hailey është nusja ime, nëse nuk e pëlqen atë apo nuk e mbështet, do të thotë që nuk më përkrahni dhe më doni mua”, ishte përgjigja e prerë e tij.

Ndryshe Justin Bieber dhe gruaja e tij Hailey Rhode Bieber kanë folur për dashurinë e tyre dhe martesën.

Ani pse të ri në moshë ata kanë treguar se i kanë tejkaluar vështirësitë pasi dashuria e tyre ishte shumë e madhe.