“Është djegur makina e drejtoreshës së shkollës në Shkodër, policia e fsheh ngjarjen”

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar këtë të premte një denoncim për një ngjarje të ndodhur të hënën e 6 majit, e cila është mbajtur e fshehur nga policia.

Sipas denoncuesit që shkruan në profilin e Berishës në rrejtin social, është vjedhur djegur qëllimisht makina e një drejtoreshe shkolle. Madje denoncuesi shprehet se me këtë makinë mund të jetë kryer ndonjë krim, por policia hesht.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit:

Fshehja e krimeve, tipar i Narkopolicise se Vasal Kimikut dhe Edvin Mashtrimit!

Miq, cdo dite qytetaret denoncojne narkopolicine per fshehje te krimeve.
Shkaku kryesor i ketij qendrimi kriminal eshte sepse narkos me uniforme jane autore te tyre ose krimet jane kryer nga bandat e partise.

Lexoni dy denoncime nga qytetare dixhital!

Denoncohen rrahje e policeve rrugore, vjedhje makine, bankomati. sb

Pershendetje zoti Berisha, vetem ju jeni zeri i se vertetes. Te henen date 6/5/19 ne oret e para te mengjesit ne Shkoder nje drejtoreshe shkolle i eshte grabitur e djegur me dashje ne periferi vetura dhe ne menyre te cuditshme policia e ka fshehur ngjarjen a thua se po bashkepunon me krimin duke mos e shenuar as ne raportin ditor te ngjarjeve e as ne media. Nji zot e di se cfare krimi mund te jete kryer me ate mjet e narkoshteti ne Shkoder mbulon e nuk zbulon. Anonim .

Prsh Doktorr ka ndodhur nje ngjarje e rende , ne qytetin e peqinit ku jan rrahur barbarisht 2 police rrugore te elbasanit, ngjarja mbahet e fshehte nga policia elbasanit dhe peqinit. te dy personat qe kan rrahur policet jan ne kerkim nga interpoli per vrasje ne itali

përshëndetje. vidhet në qutetin e peshkopisë bankomati i Raifaisen bank dhe policia e mban të fshehur. kjo ka ndodhur me datë 14 .5.2019.