Cavan Sullivan

Është 14 vjeç dhe ka marrëveshje me City-n, pritet të thyejë rekordin në MLS

Cavan Sullivan, i cili sapo ka mbushur 14 vjeç, përmbushi ëndrrën e çdo të riu të moshës së tij duke nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me Philadelphia Union dhe tashmë ka një marrëveshje në parim për t’iu bashkuar Manchester City-t në vitin 2027.

I lindur në vitin 2009, i riu amerikano-verior do të veshë fanellën me numrin gjashtë dhe mund të bëhet lojtari më i ri në moshë që bën debutimin profesional në pesë sportet më të mëdha të vendit (MLB, MLS, NBA, NFL, NHL, NËSL) nëse debuton në MLS deri më 29 korrik.

Në një prononcim për kanalet e komunikimit të klubit, i riu nuk e fshehu emocionin për rastin e dhënë dhe theksoi mundësinë për të ndarë fushën me vëllanë e tij mesfushor, Quinn Sullivan.

“Do të punoj fort për tifozët dhe qytetin. Fakti që do të luaj krah vëllait tim, një ëndërr e realizuar. Do të jap gjithçka që kam për këtë klub dhe shpresoj të ndihmoj që të fitojë trofe. Jam mirënjohës për mundësinë dhe shpresoj ta bëj Filadelfian krenare”, theksoi 14-vjeçari, në momentin e nënshkrimit të kontratës.