Escobar edhe sot e vazhdon vizitën në Shqipëri

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të qëndrojë për vizitë zyrtare edhe sot në Shqipëri.

Gjatë ditës së djeshme, ai është takuar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama, dhe ministren e Jashtme, Olta Xhaçka.

Mesazhi kryesor i zyrtarit të lartë të DASH lidhej pikërisht me zgjedhjet lokale të 14 Majit në Shqipëri.