Ervis Martinaj përplas institucionet e drejtësisë, pse u anuluan kontrollet e bujshme?

Institucionet e drejtësisë duket se nuk janë në unison në lidhje me hetimet për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martianj për të cilin prej gushtit nuk ka asnjë gjurmë.

Prokuroria e Kurbinit ka kërkuar lejimin e kontrollit të disa banesave në Durrës, por Gjykata e ka rrëzuar, sipas news 24.

Gjykata e Kurbinit ka argumentuar rrëzimin e kërkesës me faktin se sipas saj nuk ka prova bindëse. Ndërkohë kërkesa për kontrollin e banesave, u pranua nga gjykata e Apelit Tiranë.

Më 7 Gusht policia ka imazhin e fundit nga Ervis Martinaj në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës tek një hotel ndërsa më 10 Gusht xhaxhai i tij Faik Martinaj ka bërë denoncimin në polici për humbjen e kontakteve me nipin. Deri tani policia s’ka folur me asnjë të dhënë konkrete për zhdukjen e të shumëkërkuarit.