Erion Veliaj rezulton pozitiv me koronavirus

I pari i Tiranës, Erion Veliaj ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Kryebashkiaku i kryeqytetit shqiptar ka treguar se është në gjendje të mirë shëndetësore, mirëpo që pas testimit për Covid-19 ka dalur pozitiv.

“Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia”, ka shkruar Veliaj në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë:

Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia.

Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj JU LUTEM  mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj!

Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish!