Mbrëmë, ylli i Tottenhamit dhe Danimarkës, Christian Eriksen, luajti në “Fadil Vokrri”, për ndeshjen miqësore ndaj Kosovës.

Afër fundit të ndeshjes, një tifoz hyri në fushë dhe e përqafoi danezin. Tani, futbollisti ka treguar çfarë i tha tifozi.

Ai e shënoi një gol në barazimin me rezultat 2:2 ndaj Kosovës, mirëpo një tifoz kosovar nuk ishte aspak i zemëruar për këtë gol të danezit.

Ai u fut në fushë afër përfundimit të ndeshjes dhe e përqafoi Eriksenin, duke mos e lëshuar atë. Kur sigurimi arriti ta largojë atë nga fusha, ai doli duke e bërë shqiponjën me duar.

“Por, ai nuk më tha ndonjë gjë me të vërtetë. Mendoj se arriti të thotë “fanellë” kur po largohej nga sigurimi. Por, unë mbeta mjaft i habitur kur ai më përqafoi aq fort. Ishte një gjë e re për mua”, ka thënë Eriksen.

https://twitter.com/CasseCasper/status/1108819102162923520?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1108819102162923520&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Ferikseni-zbulon-cfare-i-tha-tifozi-qe-hyri-ne-fushe%2F