Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, gjatë një interviste foli për të ardhmen e Christian Eriksen.

Numri një i stolit të “Spurs” deklaroi se si drejtuesit ashtu edhe lojtari e dinë shumë mirë situatën e krijuar dhe se shumë skuadra të mëdha europiane janë vënë në ndjekje të tij.

Ai theksoi se, pavarësisht ofertave nga ekipet e tjera klubi po punon për të marrë vendimin e duhur.

46-vjeçari pohoi se edhe vetë Eriksen ka kërkuar kohë për të marrë vendimin e duhur për të ardhmen e tij. Pochettino pohoi se dëshira e tij është që mesfushori të rinovojë kontratën dhe të qëndrojë për një kohë të gjatë te Tottenhami.