Erërat e fuqishme, KEDS-i paralajmëron qytetarët të kenë kujdes nëse shohin prishje në rrjet

KEDS-i ka kërkuar nga qytetarët të jenë të kujdesshëm nëse shohin avari në rrjet, pas paralajmërimeve për erëra në Kosovë, ndërsa njofton se distrikti i Pejës, Gjakovës dhe Mitrovicës janë distriktet më të afektuara nga moti i lig.

KEDS-i ka kërkuar nga qytetarët për çdo gjë të raportojnë në numrin pa pagesë 0800 79 100.

“Ashtu siç është paralajmëruar, në disa regjione veçse kanë filluar erërat e fuqishme. Distrikti i Pejës, Gjakovës dhe Mitrovicës janë distriktet më të afektuara nga moti i lig, ku si pasojë janë shkaktuar edhe prishje në rrjet. Apelojmë konsumatorët për kujdes të shtuar dhe nëse shohin avari në rrjet të mos afrohen assesi por të raportojnë ato në numrin pa pagesë 0800 79 100”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.