Erërat e fuqishme e rrëzuan në shkurre, derisa po dilte nga dera e shtëpisë për t’i shëtitur qentë (Video)

Sam Green ka përfunduar në shkurret e oborrit, derisa po dilte nga dera e shtëpisë që ndodhet në Lancashire të Anglisë.

Në momentin që 65-vjeçari po dilte për t’i shëtitur qentë, erërat e fuqishme ia humbën kontrollin dhe ai ra duke bërë thirrje për ndihmë.

Afër tij shkoi një kalimtar rasti, që i zgjati dorën dhe i ndihmoi të largohej nga rrëzimi i befasishëm.

Megjithëse gjithçka ishte e shpejtë dhe përplasja ishte e konsiderueshme, ai shpëtoi pa ndonjë lëndim, sepse ra në një pjesë të butë.