Pejë

Erërat e forta shkaktojnë dëme në Pejë

Erërat e forta që kanë përfshirë vendin tonë në orët e mbrëmjes së djeshme, kanë shkaktuar dëme materiale në disa qytete të Kosovës.

Madje, në shumë lokalitete kanë shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Dëme nga erërat e forta janë shkaktuar edhe në qytetin e Pejës.

 

Një lexues i Indekosnline ka dërguar pamje ku shihet se nga erërat e forta kanë rrëzuar pjesë të kulmeve të kanë rënë mbi veturat.

Ndryshe, zyrtarë të Qendrës së thirrjeve për emergjenca në Komunën e Prishtinës kanë deklaruar se nga fryma janë dëmtuar rrethojat e një objekti në ndërtim në rrugën “Bedri Shala”, të cilat pastaj nga kompania janë hequr nga rruga për të mos e penguar komunikacionin.

Ndërsa ekipet emergjente kanë dal në rrugën “Fazli Grajçevci”, pasi një lis ka rrezikuar një lokal, dhe ai lis do të largohet nesër nga “Hortikultura”, sepse ka lëvizur si pasojë e erës. Probleme me ndërprerje të energjisë elektrike ka edhe në rajone tjera të Kosovës, ku një pjesë e rajonit të Llapit është pa energji elektrike.

Përveç ndërprerjes së energjisë elektrike, dëme ka pasur edhe në Komunën e Ferizajt, ku dëme ka pasur kryesisht në disa lokale afariste.