Në disa pjesë të Dalmacisë në Kroaci po frynë erë e paparë deri më tash. Në mëngjes rreth orës 4 në Split është shënuar erë me shpejtësi 176 kilometra në orë.

Kohë e ngjashme është shënuar edhe në pjesë tjera të rajonit.

Në disa pjesë të Splitit drunjtë dhe kulmet e shtëpive po bien në rrugë, në Trogir një lis ka rënë në veturë, ndërsa erërat e fuqishme i kanë shkulur edhe shënjat e komunikacionit, raportojnë mediat kroate, transmeton Ballkani.info.

Erërat e fuqishme kanë bërë që të bllokohen edhe disa rrugë magjistrale, ndërsa linjat e trageteve janë anuluar.

Në Split temperature ka shënuar -1 gradë Celsius, derisa, siç thuhet, ndjenja e të ftohtit është -11 gradë.

Po ashtu është mbyllur edhe autostrada Rijekë-Zaregb, ndërmjet qyteteve Kikovica dhe Delnice dhe rruga magjistrale Maslenica-Zaton Obrovaçki. /Ballkani.info/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=10&v=nUnUBGAwhd4