Erëra të forta në Prishtinë, paralajmërohen qytetarët që të kenë kujdes

Erëra të forta po fryjnë në Prishtinë prej disa orëve, ashtu siç kishin paralajmëruar meteorologët për ditën e sotme.

Përpos reshjeve atmosferike, në kryeqytet po mbretëron mot i paqëndrueshëm me erëra të forta.

Si pasojë e këtij moti, qytetarët të shmangin ambientet e hapura ose të kenë kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në këto ambiente.