Presidenti turk

Erdogani njofton tërheqjen nga politika: Zgjedhjet e 31 marsit, të fundit për mua

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë se zgjedhjet lokale të planifikuara për 31 mars do të jenë të fundit në të cilat ai do të jetë lider shteti, ka njoftuar të premten agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.

Erdogan, politikani më i suksesshëm i Turqisë moderne, ka udhëhequr vendin për më shumë se dy dekada.

Fituesi i disa zgjedhjeve që nga viti 2002, Erdogani u rizgjodh për një mandat pesëvjeçar gjatë zgjedhjeve të kontestuara në maj të vitit 2023.

“Këto zgjedhje janë të fundit për mua, sipas mandatit të dhënë nga ligji. Këto janë zgjedhjet e fundit për mua. Rezultati që do të dalë do të jetë transferimi i një trashëgimie te vëllezërit e motrat e mia që do të vijnë pas meje”, citohet të ketë thënë ai.

Mandati i Erdoganit si president përfundon më 2028.