Erdogan: Shtetet që kanë armë bërthamore s’mund t’i thonë Turqisë që të mos armatoset

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, tha këtë javë se do t’i refuzojë thirrjet e shteteve që kanë armë bërthamore për të mos e armatosur vendin e tij me këtë lloj armësh. Ai ka thënë se një sjellje e tillë e tyre është e papranueshme.

“Disa shtete kanë raketa me koka bërthamore, jo një apo dy. Por ata na thonë ne se nuk mund t’i kemi ato. Këtë nuk mund ta pranoj”, tha Erdogan në një fjalim para anëtarëve të partisë së tij.

Turqia ka qenë pjesë e një programi bërthamor mes aleatëve të NATO-s dhe ka shërbyer si vend për vendosjen e armëve bërthamore t Shteteve të Bashkuara, por vetë nuk posedon ndonjë armë të tillë. Presidenti turk nuk tregoi nëse vendi i tij do ta fillojë zhvillimin e armëve bërthamore.

“Nuk ekziston asnjë shtet i zhvilluar në botë që nuk i ka këto armë”, shtoi Erdogan, ndonëse dihet se vetëm nëntë shtete posedojmë këso lloj armësh.

Turqia ka thënë kohë më parë se ka nevojë për sisteme të mbrojtjes ajrore për shkak të kërcënimeve të sigurisë. Presidenti Erdogan la të kuptohet se vendi i tij ka nevojë për armë bërthamore për shkak të Izraelit.

Erdogan shtoi: “E kemi Izraelin afër, jemi pothuajse fqinj. Ata i frikësojnë shtetet tjera përmes këtyre armëve. Askush nuk mund t’i prekë ata”, shkruan “Fox News”.

loading…