Erdogan: Putin kërkon t’i japë fund luftës, por tokat e pushtuara t’i kthehen Ukrainës

Turqia ndërmjetësoi midis Rusisë dhe Ukrainës duke kontribuar në një marrëveshje për shkëmbimin e 200 robërve të luftës. Këtë e zbuloi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë një interviste për transmetuesin amerikan “Pbs”, në të cilën ai deklaroi gjithashtu se presidenti rus Vladimir Putin dëshiron t’i japë fund konfliktit “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Por Sekretari i shtypit i Presidentit të Federatës Ruse, Dmitry Peskov, tha se Kremlini aktualisht nuk sheh mundësinë e përfundimit të luftës në Ukrainë “me mjete politike dhe diplomatike”.

Sipas Peskov, Kremlini aktualisht nuk sheh mundësinë e përfundimit të luftës në Ukrainë “me mjete politike dhe diplomatike”.

Erdogan, në një intervistë për transmetuesin amerikan “Pbs”, të marrë nga “The Guardian”, deklaroi se tokat e pushtuara nga Rusia duhet t’i kthehen Ukrainës, përfshirë Krimenë.

“Nëse vendoset paqja në Ukrainë, padyshim që kthimi i tokave që janë pushtuar do të bëhet shumë i rëndësishëm. Putin ka ndërmarrë disa hapa. Ne kemi ndërmarrë disa hapa. Tokat e pushtuara do t’i kthehen Ukrainës”.

Për aneksimin e Krimesë, Erdogan u përgjigj: “Ne kemi folur me mikun tim të dashur Putin që nga viti 2014 dhe kjo është ajo që ne i kërkuam… fatkeqësisht nuk është bërë asnjë përparim”

“Gjithçka që duam të bëjmë dhe çfarë duam të shohim është t’i japim fund kësaj beteje me paqen, qoftë Putin apo Zelenskij, unë gjithmonë e kam kërkuar dhe rekomanduar këtë. Ky është një konflikt që përfundoi me viktima. Njerëzit po vdesin dhe askush nuk do të fitojë në fund të ditës”, shtoi ai.

Më e rëndësishmja është se lideri turk gjatë intervistës ka bërë të ditur se ka folur me presidentin rus Vladimir Putin dhe se ai duket i gatshëm që t’i japë fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur.

“Në Uzbekistan, u takova me presidentin Putin dhe patëm diskutime shumë të thella me të. Dhe ai po më tregon se është i gatshëm t’i japë fund kësaj situate sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo ishte përshtypja ime, sepse si po shkojnë gjërat, tani është mjaft problematike. 200 pengje do të shkëmbehen pas një marrëveshjeje mes palëve. Mendoj se do të bëjë një hap të rëndësishëm përpara”, tha Erdogan, raporton “The Guardian”./Gazeta Si