Erdogan publikon këngën për Shën Sofinë, mesazhi edhe në shqip: Shën Sofia ti nuk je vetëm një gur, emrin tënd po e përhapim në botë

Pas vendimit për ta kthyer në një xhami ku të falen besimtarët myslimanë, Presidenti turk Rexhep Erdogan ka publikuar në llogarinë e tij në rrjetin social, një këngë dedikuar Shën Sofias.

Kënga e realizuar në 9 gjuhë të botës, përfshin dhe një mesash në gjuhën shqipe, i cili është interpretuar nga këngëtarja Imran Salkan. Ajo thotë në shqip vargun.

“Shën Sofia ti nuk je vetëm një gur, emrin tënd po e përhapim në botë”.

Ndërsa gjuhët e tjera të përfshira janë, kineze, arabe, azere, kurde, bengale, turke dhe suahilisht. Kujtojmë se kthimi i Shën Sofisë në një xhami për besimtarët ka sjellë një varg me polemika mes Presidentit turk dhe një sërë figurash të larta të fesë së krishterë në mbarë botën.