Publikuar me 4 Tetor 2018 ora 20:05

Erdogan premton hakmarrje për shtatë ushtarët e vrarë turq: Do të vrasim 700 prej tyre

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka premtuar hakmarrje të ashpër për shtatë ushtarët turq të vrarë nga terroristët kurdë orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Sulmi i forcave të PKK-së mëngjesin e sotëm në provincën e Batmanit la shtatë ushtarë të vdekur dhe dy të plagosur rëndë.

Presidenti Erdogan tha se për çdo ushtarë të vrarë do të vriten të paktën 100 terroristë.

“Terroristët do t’i bëjmë ta paguajnë shtrenjtë. Shtatë ushtarë ranë dëshmorë sot, por a do të ndalojmë ne? Nuk do të ndalojmë. Ata morën shtatë dëshmorë nga mesi jonë, ne do të vrasim 700 terroristë nga ata. Nuk do të ndalojmë në asnjë mënyrë”, tha Erdogan, përcjell tvklan.al, i cili foli pasditen e së enjtes në “TRT World Forum”, në Stamboll.

Erdogan më tej akuzoi Amerikën se po armatos YPG-në në Siri, të cilën Ankaraja e quan krah të organizatës terroriste PKK, e cila i ka shkaktuar më shumë se 40 mijë viktima Turqisë në 4 dekadat e fundit.

“Në Siri janë sjellë 19 000 kamionë me armë dhe municione. Nga cili shtet? Nga Amerika?”

Lajme të tjera

Tjera në

Të rejat

Autotech

Më Të Lexuarat