Erdoğan: Askush nuk do të mund ta gjunjëzojë popullin e Turqisë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të ndërtesës së selisë së policisë në kryeqytetin Ankara, të shkatërruar më parë nga organizata terroriste FETO gjatë përpjekjes së dështuar për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016, raporton Anadolu Agency (AA).

“Për sa kohë që Turqia ka ushtarët, policinë dhe inteligjencën, askush nuk do të përpiqet përsëri ta pushtojë vendin”, tha Erdoğan në fjalën e tij, duke shtuar se policia kishte luftuar krah për krah me civilët kundër komplotistëve të tentativës për grusht shteti.

Erdoğan tha se askush nuk do të mund ta gjunjëzojë popullin e Turqisë përderisa vendi ka institucione që i dalin zot demokracisë.

Më 15 korrik 2016, avionë luftarakë bombarduan Kuvendin e Turqisë, Kompleksin Presidencial, selinë e policisë dhe operatorin satelitor Turksat.

Tanke dhe autoblinda gjithashtu u rrëmbyen nga objektet ushtarake nga puçistët dhe u dërguan në rrugët e kryeqytetit.

Selia e policisë rihapet nga presidenti Erdoğan në përvjetorin e tretë të puçit të dështuar.

“Ne po marrim çdo masë paraprake për të parandaluar që tradhtitë si 15 Korriku të mos ndodhin më”, tha Erdoğan.

FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan tentativën për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016 në Turqi, nga e cila jetën humbën 251 persona dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën.

Në fjalën e tij në ceremoninë e inaugurimit, presidenti turk foli edhe mbi blerjen e sistemeve të mbrojtjes raketore S-400, duke thënë se transferimi i plotë i këtyre sistemeve do të finalizohet në prill të vitit të ardhshëm.

loading…