Dhunim

Erdhi nga Zvicra me të dashurën e tij të mitur, i dyshuari në Viti arrestohet për “Dhunim”

Një person në Viti është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunim”.

Sipas Policisë ai ka ardhur nga Zvicra bashkë me të dashurën e tij 16 vjeçare, shtetase turke.

Viktima është dërguar në strehimore përkohësisht, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“DHUNIM- Viti 17.06.2024-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me datën e lart-cekur kishte ardhur nga Zvicra në shoqëri me të miturën (të dashurën e tij-16 vjeçare ) shtetase turke. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit është cilësuar rasti dhe viktima është strehuar në strehimore përkohësisht, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.”