Erdhi nga Sllovenia për pushime, vdes në Terstenik të Drenasit pasi goditet nga vetura

Në fshatin Terstenik ka vdekur një person si pasojë e aksidentit që ka ndodhur dje gjatë natës. Ngasësi i veturës nga pakujdesia ka goditur kembësorin shtetas i Sllovenisë.

Trupi pa shenja jete është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa vozitësi me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Komunikata e Policisë:

Fsh. Terstenik, Gllogoc 12.08.2019 – 21:05. Vozitësi mashkull k-shqiptar me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull shqiptar shtetas i Sllovenisë.

Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse ka marrë këmbësori. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në ‘IML’ për obduksion, ndërsa vozitësi është dërguar në mbajtje.

loading…