Era Istrefi rikthehet në koncerte për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë pas tragjedisë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Era Istrefi, është duke u rikthyer me koncerte muzikore dhe jo vetëm.

Bukuroshja, e cila tashmë ka kaluar kufijtë me sukseset e saj, ka bërë të ditur se do performojë në Tiranë me qëllim që t’iu dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.

Edhe pse ka lënë më anash koncertet për t’u fokusuar në projekte të reja, Era thotë se është e lumtur pasi ndihmat do shkojnë për njerëzit në nevojë.

https://www.instagram.com/p/B4-_1pDlyIr/?utm_source=ig_embed

“Edhe pse nuk mbaj koncerte që sa për shkak se jam duke punuar në projekte të reja, më vjen mirë që kemi me u pa të premten në Tiranë sidomos për arsyen që të gjitha fitimet kanë me u përdorë për ndihma të njerëzve që kanë nevojë në Shqipëri”, ka shkruar në njoftimin e saj 26-vjeçarja.

Për herë të fundit, artistja Istrefi interpretoi në ceremoninë hapëse të Arenës Kombëtare, Air Albania Stadium.

https://www.instagram.com/p/B52jLzzFPbm/?utm_source=ig_embed

Në këtë koncert të paralajmëruar në Tiranë, Era do jetë e shoqëruar nga motra e saj, Nora Istrefi, njëherësh një nga bashkëpuntoret më të ngushta.