Erërat e forta gjatë ditës së sotme, kanë shkaktuar dëme në vende të ndryshme të Kosovës.

Në Podujevë, më saktësisht në fshatin Shakovicë, era e fortë ka qenë shkaktare për rrëzimin e një pishe që ishte mbi 35 vite e vjetër.

Në foton e dërguar nga një lexues i Ballkani.info, shihet pisha e cila është nxjerrur me rrënjë nga era e fortë.

Sipas informacioneve, nuk ka pasur lëndime në njerëz apo dëme materiale. /Ballkani.info