Era e fortë rrëzon pemët, dëmtohen disa vetura në Prishtinë

Era e fortë që po fryen që nga mbrëmë në pjesë të ndryshme të vendit ka shkaktuar edhe dëme të ndryshme
Në Prishtinë, në lagjen “Dardania”, era e fortë ka rrëzuar një pemë.

Sipas një qytetari, i cili ka dërguar një foto, pema e rrëzuar i ka shkaktuar dëme një veture që gjendej afër.

Po ashtu edhe në lagjën Muhaxherëve nga era e fortë janë thyer degët e një peme. Siç shihet edhe nga fotot, degët kanë dëmtuar disa vetura që ishin të parkuara afër.

Qytetari ka thënë se rasti ka ndodhur në rrugën “Jashar Salihu”.