Epërsi e hershme e Prishtinës përballë Feronikelit

Leonit Abazi ka shënuar gol në minutën e 5-të për t’ia siguruar një epërsi të hershme skuadrës së Prishtinës përballë Feronikelit.

Ndeshja Prishtina – Feronikeli po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe i takon xhiros së 34-të të Superligës.