Enver Hoxhaj: Me PDK’në në qeveri diaspora do të ketë vende të rezervuara në Kuvend

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj në një konferencë për media ka thënë se me qeverisjen e PDK’së diaspora do të ketë vende të rezervuara në Kuvendin e Kosovës.

“Ne do ta bëjmë një korrnizë e re ligjore që diaspora të ketë vende te rezervuara në Kuvendin e Kosovës”, u shpreh Hoxhaj.

Hoxhaj në cilësinë e kandidatit për kryeministër tha se në listën zgjedhore të PDK’së tre kandididatë për deputetë do të jenë nga diaspora.

“Në listën e PDK’së do të ketë tre kandidatë për deputetë që do të jenë nga diaspora. Këta do të jenë profile të ndarë dhe do të jenë antëarë të kuvendit të Kosovës”, tha Hoxhaj.

Ai premtoi poashtu se nëse bëhet kryeministër do ta rikthejë ministrinë e Diasporës.

“PDK e ka themeluar ministrinë e Diasporës, hapi i parë pas kthimit tonë në qeveri është kthimi i ministrisë së diasporës dhe ministri do të jetë nga diaspora. Dua t’i siguroj mërgimtarët që derisa Kosova të anëtarësohet në Byronë Ndërkombëtare pagesa e kartonit të gjelbër do të hiqet nga qeverisja e PDK’së”, tha kandidati i PDK’së për kryeministër.