Enver Hoxhaj e ka vlerësuar lart angazhimin e Xhavit Halitit për çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Në një video të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, Hoxhaj thekson se funksioni dhe misioni që e ka pasur Xhavit Haliti, një bir i Novosellës, e ka emrin e tij jo vetëm në Deklaratën e Pavarësisë, por e ka emrin e tij në themelet e lirisë dhe të pavarësisë.