Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka mbajtur sot një takim me rininë e këtij qyteti në hapësirat e Qendrës Rinore.
Ramosaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ku edhe ka ndarë fotografi nga takimi ka shkruar se në këtë vend të rinjtë mund t’i realizojnë të gjitha aktivitetet, qoftë inovative, trajnuese, edukuese, kreative, sportive, kinema, amfiteatër, takime pune, e çdo ide që kanë ata.
Postimi i plotë:
Entuziazëm, gjallëri, vullnet, në vendin me pamjen më të bukur!
Sot, me rininë e Deçanit, në një takim miqësor në hapësirat e Qendrës Rinore, në vendin ku ata janë në shtëpinë e tyre, ku mund t’i realizojnë të gjitha aktivitetet, qoftë inovative, trajnuese, edukuese, kreative, sportive, kinema, amfiteatër, takime pune, e çdo ide që kanë ata.
Bashkë me rininë më të mirë në vend! ![]()
BR







