Entuziasmohet Avdullah Hoti: Do t’i japim Kosovës qeverisje që i duhet në tetë vitet e ardhshme

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti pas përfundimit të Kuvendit Zgjedhor të partisë dhe rizgjedhjes së Isa Mustafës kryetar, e ka postuar një mesazh në Facebook, si dhe disa fotografi me Isa Mustafën, Vjosa Osmanin, Armend Zemaj dhe zyrtartë tjerë të LDK-së.

“Bashkë drejt fitores, të gjithë pa përjashtim, të gjithë brezat, të gjitha strukturat, të gjitha degët nga Dragashi deri në Podujevë e nga Peja deri në Kamenicë. Do t’i japim Kosovës një qeverisje që i duhet në tetë vitet e ardhshme”, ka shkruar Hoti.

Isa Mustafa u rizgjodh sot kryetar i LDK-së me votim të hapur, me aklamacion dhe pa kundërkandidat, pasi që Fatmir Sejdiu nuk arriti të futet në garë. /Ballkani.info/

loading…