Pasi ndërpreu në mënyrë konsensuale kontratën me skuadrën ruse të Yenisey, ku ishte i huazuar nga Skënderbeu, Enis Gavazaj ka gjetur një tjetër ekip ku do të vijojë karrierën.
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare u transferua te skuadra bjelloruse e Dinamos së Minskut, ku do të jetë i huazuar deri në fund të sezonit, pasi kartoni i tij është në pronësi të Skënderbeut.
Enis Gavazaj ka më tepër se një javë që i nënshtrohet një prove te skuadra bjelloruse, ndërsa dje është arritur edhe akordi për qëndrimin e tij atje. Lajmi është njoftuar edhe nga vetë skuadra e Dinomas së Minskut, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.







