Eni Çobani e pranon publikisht: ‘ Kam shkelur ligjin, më ndaloi policia’
Eni Çobani është ndër figurat publike më të dashura për publikun shqiptar.
Rubrika e saj “Shihemi në gjyq”, te “E diela shqiptare” ka zgjidhur mjaft probleme ligjore të qytetarëve, ndërsa sot juristja e njohur shprehet se edhe ajo e vetë e ka shkelur ndonjëherë ligjin.
E ftuar në emisionin “Rudina”, Eni ka treguar një rast që i ka ndodhur.
“Më duhet ta pranoj publikisht se po, edhe unë e kam thyer ligjin, atë të normave të lejuara të shpejtësisë. Për shkak se më duhet të nxitoj për të kapur seancat e ndryshme gjyqësore.
“Policia më ka ndaluar dhe këshilluar për të ulur shpejtësinë”,-shpjegon juristja.