Endrit Shala publikon rezultate të prekshme: Investimet e huaja direkte u rritën mbi 40%

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala thotë se me ndryshimet në infrastrukturën ligjore dhe ndryshimin e qasjes ndaj investitorëve është arritur rritja më shumë se 40% të investimeve të huaja direkte këtë vit.

“Me krijimin e “investitor defence mechanism” do të vazhdojë rritja e investimeve të huaja direkte në Republikën e Kosovës. Qasja jonë direkte, dhe perkushtimi im personal që t’i qëndroj afër secilit investitor ka dhënë rezultatin e duhur”, ka thënë Shala.

Ai tutje ka thënë se do të vazhdojë të jetë afër bizneseve, investitorëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Për të vazhduar përmirësimin e klimës të të bërit biznes, që zhvillimi ynë ekonomik të vazhdojë me hapa më të shpejt!”, ka thënë në fund Shala, derisa i ka postuar edhe statistikat e Bankës Qendrore të Kosovës. /Ballkani.info/

loading…