Endrit Shala, zyrtar i lartë Nismës Socialdemokrate dhe ish ministër, ka njoftuar se sot në mbledhjen e kryesisë është vendosur që më 24 nëntor në orën 14:00 të mbahet Konventa e kësaj partie.

“Sot, në mbledhjen e kryesisë së NISMA me përkushtim të palëkundur e me një vullnet të pathyeshëm, po forcojmë radhët tona për zgjedhjet e ardhshme. Vendosmëria jonë për ta rikthyer zërin e drejtë e të fuqishëm të NISMA në Parlament është më e fuqishme se kurrë. U vendos që më 24 nëntor 2024, në orën 14:00, në Hotel Emerald, të mbahet Konventa e NISMA Socialdemokrate – një moment ku do të bashkojmë energjinë dhe vendosmërinë për ta forcuar zërin e qytetarëve dhe për ta çuar përpara misionin tonë”, ka shkruar Shala.

Sipas tij, është koha për të ndryshuar rrjedhën, për t’i dhënë Kosovës zhvillimin dhe të ardhmen që meriton.

Postimi i Plotë: