Shengen

Ende nuk e njeh Kosovën si shtet, Sllovakia del me mesazh për kosovarët pas heqjes së vizave

Nga 1 janari 2024 kosovarët mund të udhëtojnë lirshëm në zonën Shengen, pas hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave.

Njëri prej shteteve të kësaj zone është edhe Sllovakia, e cila nuk e njeh ende Kosovën si shtet.

Por pas liberalizmit të vizave, zyra ndërlidhëse e Sllovakisë ka ftuar qytetarët që ta vizitojnë këtë shtet dhe bukuritë natyrore që ajo i ka.

“Përshëndetje nga Bratislava, Republika e Sllovakisë. Në Sllovaki ju mund të ndjeheni si një eksplorues i vërtet që është gjithmonë i gatshëm të zbulojë diçka të re”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Zyra e BE-së në Prishtinë.

BONUS VIDEO: Rrahman Jasharaj tregon se kur ka qenë nxënës janë rrahur klasë me klasë për shkak të mësueses